Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës, të arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të SPAK.
Kalluci dhe Sulejmani janë arrestuar në vrazhdën e hetimeve për AKSHI-n, pasi ka dyshime se janë të implikuar në dosje.
Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë, Ilir Proda, i cili u mor më herët në pyetje nga SPAK, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi me kërkesë të SPAK, si edhe gjithashtu e ka pezulluar nga detyra.
Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit, ndërsa dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Lexo edhe:















