Një aksion i rëndësishëm i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është duke u zhvilluar këtë mëngjes, me në fokus zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë.

Sipas raportimeve të fundit, SPAK ka nxjerrë urdhër-ndalimi për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Raportimet më të fundit flasin për masë sigurie ndaj saj, ndërsa detajet e plota të vendimit pritet të bëhen të ditura.

Reklame

Në të njëjtën kohë, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të GJKKO-së, po kryejnë kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas informacioneve paraprake, vendimi gjyqësor parashikon kontrolle në banesë dhe personale, ndërsa aksioni nuk është kufizuar vetëm te Proda. Kontrollet po kryhen edhe në banesa të personave të tjerë që lidhen me hetimin.

Hetim i SPAK

Deri në këto momente, SPAK nuk ka bërë publike të gjitha detajet e hetimit, përfshirë veprat penale që janë në fokus dhe rolin konkret që dyshohet se kanë pasur personat ndaj të cilëve janë ndërmarrë këto veprime.

Aksioni vjen në një moment kur Proda është përmendur edhe në raportime të mëparshme lidhur me një dosje tjetër të SPAK, ndërsa aktualisht kontrollet ndaj tij po zhvillohen në kuadër të një hetimi të ri.

Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi arsyet e masës ndaj Vlorës Hyseni, objektin e hetimit dhe personat e tjerë që janë në fokus të SPAK-ut.

Lexo edhe:

SPAK kontrolle te banesa e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

AKSION I BUJSHËM I SPAK/ Kreu i SHISH Vlora Hyseni në arrest shtëpie, kontrolle në banesën e Ilir Prodës

Reklame