Policia e Beratit ka finalizuar operacionin “Perimetri”, duke arrestuar dy persona të dyshuar për shpërndarje kanabisi në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe Moravë.
Në Kuçovë u ndalua një 46‑vjeçar, me inicialet A. G., në banesën e të cilit u gjetën 3.95 kg kanabis, pjesërisht e ndarë në doza gati për shitje.
Sipas policisë, droga dyshohej se do të shpërndahej pranë shkollave.
Në Moravë u arrestua një 19‑vjeçar, me inicialet G. Ç., i kapur në flagrancë me sasi kanabisi dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga shitja e drogës.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi gjithsej mbi 4 kilogramë lëndë narkotike, para dhe dy telefona celularë.
Veprimet u kryen nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Beratit, nën drejtimin e Prokurorisë.
Lexo edhe:
Arresti i kreut të SHISH/ Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi: “Ka rënë shteti”
Horoskopi, 23 shtator/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë















