Një atentat me armë zjarri ka tronditur qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë një 42-vjeçar.

Sipas burimeve paraprake, viktima është identifikuar si Artan Myrtaj. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar, i cili është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklame

Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. Pas atentatit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet momenti kur kalimtari i plagosur transportohet me ambulancë.

Sipas burimeve, Myrtaj ishte përfshirë edhe rreth një vit më parë në një ngjarje plagosjeje në Sarandë. Në atë rast, shkak i konfliktit dyshohet se kishte qenë një sipërfaqe toke në zonën bregdetare.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të atentatit.

Për momentin, lidhja mes ngjarjes së mëparshme dhe atentatit të sotëm mbetet pjesë e hetimit.

lexo edhe:

“Lufta” për territorin e drogës në Siçili/ Në shënjestër rrjeti shqiptar, përplasje të dhunshme

Drejtonin rrjetin e kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, dënohen me burg anëtarët e një familjeje shqiptare në Angli

Reklame