Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje të drejtpërdrejtë në çështjen e kompanisë KAYO dhe pretendimet për trafik të paligjshëm armësh.
Në një deklaratë në Kuvend, Këlliçi tha se prej pesë muajsh i është drejtuar me shkrim ministrit të Mbrojtjes, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje.
Ai kritikoi gjithashtu mazhorancën për vendimin në Konferencën e Kryetarëve për të mos pranuar kërkesën e 41 deputetëve të PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor mbi veprimtarinë e KAYO-s.
“U bënë 5 muaj që i drejtohemi me shkrim ministrit të Mbrojtjes dhe ai refuzon të kthejë përgjigje”, deklaroi Këlliçi.
Këlliçi, rikujton audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj, duke thënë se këto të fundit nuk janë rrëzuar deri më tani nga kompania apo persona të tjerë të akuzuar.
“Ajo që keni bërë sot tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit me mikun e tij Ron Yeffet për interesat e tij me trafikun e armëve që prodhohen në vende të cilat janë në konflikt, si Sudani, sillen në Shqipëri sikur janë prodhuar këtu, ripaketohen dhe pastaj trafikohen në mënyrë të paligjshme dhe dërgohen në vende të tjera”, tha ai.
Lexo edhe:
Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës
Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës















