Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Evis Berberit, për ndryshim të masës së sigurisë.

Në kërkesën dërguar në Kushtetuese, Berberi pretendonte se masa e arrestit duhej të shfuqizohej pasi sipas tij, mënyra se si SPAK i ka marrë provat ishte antikushtetuese. Ndërsa Kushtetuesja shprehet se këtë pretendim të Berberit nuk e ka marrë fare në shqyrtim.

Reklame

Për pasojë,  ish-drejtues i Autoriteti Rrugor Shqiptar, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Evis Berberi u arrestuar në 14 mars 2024 pas kërkesës së SPAK, për akuzat: “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës, Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro.

SPAK ka dyshime se, Berberi, fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej vetë Berberit.

Po kështu, SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Reklame