TIRANË – Nisja e sesionit të ri parlamentar është shoqëruar me masa të shtuara sigurie rreth godinës së Kuvendit.

Policia ka rrethuar perimetrin e godinës me gardh metalik, duke kufizuar afrimin e qytetarëve dhe veçanërisht të protestuesve pranë ambienteve të Parlamentit.

Reklame

Perimetri i sigurisë është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë zonën nga Unaza, pranë Xhamisë së Re, deri në drejtim të Kalasë së Tiranës.

Forca të shumta policie janë vendosur në pika të ndryshme përgjatë këtij perimetri, ndërsa lëvizja drejt zonës së Kuvendit po kontrollohet për të shmangur afrimin e protestuesve gjatë zhvillimit të seancës.

Masat e shtuara vijnë në një kohë kur nis sesioni i ri parlamentar dhe pritet një klimë e tensionuar politike, me opozitën dhe mazhorancën përballë njëra-tjetrës në Kuvend.

Në fokus të vëmendjes mbetet edhe mundësia e zhvillimit të protestave jashtë godinës së Parlamentit.

Pamjet nga terreni tregojnë një Kuvend të blinduar me gardhe dhe forca policie, ndërsa perimetri i sigurisë është shtrirë në një hapësirë të konsiderueshme përreth institucionit.

Lexo edhe

Frikë nga protesta! Rama ndryshon vendin e takimit, ministrat mblidhen në vilën qeveritare

Protesta përshkallëzohet, qytetarët bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë! Rama brenda godinës, zbarkojnë Forcat Speciale

Reklame