Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mijëra qytetarë nga mbarë vendi janë mbledhur në Prishtinë për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Nën moton “Drejtësi, jo politikë, marshimi ka mbushur sheshet e kryeqytetit me flamuj kombëtarë, flamuj të Kosovës dhe simbole të UÇK-së, ndërsa turma ka brohoritur njëzëri inicialet “UÇK”.

Reklame

Në tubim janë parë pjesëtarë të familjeve të ish-drejtuesve të UÇK-së, si dhe figura të larta politike nga Kosova dhe vende të tjera. E pranishme ishte edhe presidentja e vendit, e cila iu bashkua qytetarëve në këtë përvjetor simbolik.

Marshi u zhvillua në një atmosferë të organizuar dhe pa incidente, ndërsa organizatorët theksuan se synimi i tubimit është kërkesa për një proces të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Për shumë pjesëmarrës, ky përvjetor i 18-të i Pavarësisë u kthye në një moment reflektimi dhe solidariteti kombëtar, mes festës dhe thirrjes për drejtësi.

Reklame