TIRANË – Siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, protesta qytetare ka hyrë sot, më 1 shtator, në një fazë të re përshkallëzimi.
Protestuesit kanë nisur tubimin duke bllokuar hyrjen e godinës së Kryeministrisë, duke u vendosur përpara ambienteve të institucionit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, qytetarët kanë mësuar se brenda Kryeministrisë ndodhet kryeministri Edi Rama dhe, në vijim, janë përqendruar përpara godinës.
Situata ka sjellë edhe shtimin e masave të sigurisë. Policia ka vendosur një gardh metalik përpara hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe Forcat Speciale.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës, ndërsa pritet të shihet nëse situata do të përshkallëzohet më tej gjatë mbrëmjes.
Lexo edhe:
Frikë nga protesta! Rama ndryshon vendin e takimit, ministrat mblidhen në vilën qeveritare








