Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për Kryetarin e Degës së Partia Demokratike në Vlorë, ku fituese është shpallur kandidatja Nada Meçorapaj.

Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës së sotme pranë degës së partisë në zonën e Skelës dhe përfundoi në orën 18:00, ndërsa më pas nisi numërimi i votave.

Reklame

Në garë për drejtimin e degës së PD Vlorë ishin dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe sekretare e degës së PD në Vlorë, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë.

Rezultati final i zgjedhjeve për kryetar dege:

Nada Meçorapaj- 496 vota

Darling Banushaj- 106 vota

Të pavlefshme-13 vota

Reklame