Pas tensioneve dhe përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në bulevard, duke u larguar nga godina e qeverisë.

Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje, pasi qytetarët bllokuan hyrjet e Kryeministrisë. Ndryshe nga protestat e ditëve të tjera, ku pas marshimit nga sheshi “Skënderbej” protestuesit zhvendoseshin para Kryeministrisë për të ndjekur fjalimet, këtë herë ata vendosën të qëndrojnë përpara hyrjeve të godinës.

Reklame

Protestuesit mësuan se Edi Rama ndodhej brenda Kryeministrisë dhe për këtë arsye bllokuan hyrjet, duke i bërë thirrje atij të dilte në bulevard.

“Arrestoni Ramën”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë tubimit.

Përballë protestuesve u vendos një kordon i forcave të Policisë së Shtetit. Efektivët tentuan t’i largonin qytetarët nga zona përpara godinës, por protestuesit kundërshtuan dhe vijuan qëndrimin e tyre.

Situata u tensionua më tej, me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Në zonën përreth Kryeministrisë u vendosën forca të shumta policore dhe gardhe metalike për të kufizuar lëvizjen e protestuesve.

Gjatë tubimit, policia shoqëroi 10 persona. Mes tyre raportohet se janë Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini.

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur marshimin, duke vijuar protestën në bulevard.

Lexo edhe:

Frikë nga protesta! Rama ndryshon vendin e takimit, ministrat mblidhen në vilën qeveritare

Protesta përshkallëzohet, qytetarët bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë! Rama brenda godinës, zbarkojnë Forcat Speciale

Reklame