Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po merr pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, ku shqyrtohet ankimi i tij pas shkarkimit nga detyra.
Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se ka përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave themelore dhe denigrim, duke theksuar se vendimi kundër tij është një përcmim ndaj votës së qytetarëve:“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta… Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore dhe denigrim… Është një përcmim ndaj votës dhe fuqisë që qytetarët i japin republikës.”
Veliaj shtoi gjithashtu:“Jam këtu para jush me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota… Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, se nuk kam kryer asnjë shkelje, por për të mbrojtur demokracinë.”
Seanca e Gjykatës Kushtetuese vazhdon, ndërsa vendimi pritet të ketë ndikim direkt mbi legjitimitetin e funksionit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe mbi proceset demokratike në nivel lokal.








