VLORË – 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi djegie të rënda nga zjarri që përfshiu pak ditë më parë hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ka ndërruar jetë në Turqi.

E reja ndodhej në Vlorë për pushime kur u përfshi nga flakët dhe pësoi dëmtime të rënda. Fillimisht ajo u transportua dhe mori ndihmë mjekësore në një spital në Shqipëri.

Reklame

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dy ditë pas ngjarjes 25-vjeçarja u dërgua në Turqi, ku do të merrte trajtim më të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike dhe Ana Dyrmishi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga zjarri.

Ngjarja në hotelin “Brooklyn” në Vlorë shkaktoi panik, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për rrethanat e zjarrit dhe shkaqet që çuan në përhapjen e flakëve.

Lexo edhe:

Pamjet dramatike/ Pushuesit hidhen nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve në hotelin në Vlorë

Tragjedi në Lungomare/ Zjarri përfshin hotelin, 7 të plagosur, një vajzë në gjendje të rëndë

Reklame