Pamje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku hoteli “Brooklyn” u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Në video shihet momenti dramatik kur disa pushues, të rrezikuar nga flakët dhe tymi, hidhen nga ballkonet e hotelit për t’u shpëtuar flakëve që kishin përfshirë ambientet e godinës.

Reklame

Si pasojë e zjarrit, 6 persona mbetën të lënduar. Pesë prej tyre janë shtetas nga Kosova, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni.

Nga veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë, është arritur në përfundimin se zjarri ka qenë aksidental.

Sipas hetimeve, flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit të hotelit.

Lexo edhe:

Vlorë/ Kishte zili komshinjtë për apartamentet me qira dhe ju djeg, arrestohet 33-vjeçari (EMRI)

Tragjedi në Lungomare/ Zjarri përfshin hotelin, 7 të plagosur, një vajzë në gjendje të rëndë

Reklame