Rritja e naftës në bursat ndërkombëtare po reflektohet edhe në Shqipëri, por ekspertët thonë se në çmimin final ndikojnë edhe taksat dhe konkurrenca e ulët. Mateo Spaho kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës si një masë për të zbutur shtrenjtimin.

Zhvillimet gjeopolitike që rrisin çmimin e naftës në bursat ndërlombëtare mbetet sipas ekspertëve faktori kryesor që ndikon në rritjen e çmimit të naftës në vend.

Reklame

Megjithatë, sipas ekspertit Mateo Spaho, çmimi i karburanteve që është sot në treg vjen edhe si pasojë e sistemit të taksimit, por edhe për shkak të konkurrencës së ulët mes kompanive që veprojnë në vend

Ai e vlereson si masë të menjeherëshme rikthimi i bordit të transparencës si ndërhyrje të qeverisë në zbutjen dhe përballimin e situatës, ashtu siç kanë bërë shtetet e tjera të rajonit.

Në këtë situatë, ekspertit Spaho, vlerëson se ata që shpëtojnë nga rritja e çmimi të naftës, janë zonat kufitare, të cilat mbushen me karburant përtej kufitit, ku çmimet janë pothuajse 50% më lirë.

Lexo edhe

Shtrenjtohen sërish karburantet në Shqipëri, nafta rritet me 8 lekë dhe benzina me 10 lekë

Nafta mund të arrijë 3 euro për litër

Reklame