Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se deri në orën 14:00 të 20 gushtit janë regjistruar gjithsej 10 vatra zjarri në territorin e vendit.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 9 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 70 efektivë, një automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Reklame

Zjarret aktive

Vatrat kryesore janë raportuar në Dajt, Lufaj, Tërbun-Gojan-Gjegjan, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re dhe Rraja e Velës.

Dajt është regjistruar një riaktivizim i zjarrit. Operacioni po vijon me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter, 13 forca të MZSH-së dhe 9 forca të AZM-së. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lufaj të Mirditës, vatra mbetet aktive me intensitet të ulët, ndërsa në terren po punojnë Shërbimi Pyjor dhe MZSH.

Situata më problematike në Pukë

Problematika më e madhe raportohet në Gojan dhe Gjegjan të Pukës, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Forcat në terren janë përqendruar në mbrojtjen e banesave. Operacioni mbështetet nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, një automjet zjarrfikës dhe dy helikopterë.

Megjithatë, deri në orën 14:00, autoritetet deklarojnë se nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Dy zona nën monitorim

Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim. Situata në këto zona raportohet e stabilizuar dhe pa rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Lexo edhe

Zjarret në Shqipëri/ 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten aktive – ja zonat ku vijon ndërhyrja

35 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 aktive dhe 3 nën kontroll

Reklame