Një stuhi e fortë shiu dhe breshëri goditi mesditën e sotme qytetin e Gramshit, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Reshjet e dendura, të shoqëruara me erëra të fuqishme, përmbysën çadra në ballkonet e lokaleve dhe banesave.
Kokrrat e breshërit, me përmasa të konsiderueshme, mbuluan rrugët dhe oborret për disa minuta, ndërsa qytetarët u detyruan të qëndronin në ambiente të mbyllura për siguri.
Reklame
Autoritetet lokale dolën menjëherë në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të evidentuar dëmet e mundshme. Ekipet e emergjencave civile po vijojnë monitorimin e situatës.


Reklame








