Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij është refuzuar për arsye sigurie.

Sipas të dhënave paraprake, vendimi është marrë pasi Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë gjatë shoqërimit të Çapjas jashtë ambienteve të burgut.

Reklame

Varrimi i nënës së Çapjas ishte parashikuar të zhvillohej sot, në orën 14:00, në Elbasan.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kishte drejtuar një kërkesë Policisë së Shtetit, për të mësuar nëse do të merrte përsipër shoqërimin dhe masat e sigurisë për të dënuarin gjatë lëvizjes së tij nga burgu drejt ceremonisë mortore.

Megjithatë, sipas burimeve, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të largohej nga institucioni i vuajtjes së dënimit dhe të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.

Ardian Çapja është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë. Për shkak të profilit të tij dhe rrezikshmërisë së vlerësuar nga autoritetet, shoqërimi i tij jashtë burgut do të kërkonte masa të posaçme sigurie.

Lexo edhe :

Ardian Çapja kërkon leje nga burgu për varrimin e nënës, pritet vendimi i autoriteteve

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

Reklame