I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje për të dalë nga institucioni i vuajtjes së dënimit dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë së fundmi.

Çapja ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë, ndërsa kërkesa e tij është aktualisht në shqyrtim nga autoritetet.

Reklame

Për shkak të nivelit të sigurisë që kërkon shoqërimi i tij jashtë burgut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar përfshirjen e Policisë së Shtetit në planifikimin e masave të sigurisë.

Në rast se kërkesa miratohet, autoritetet do të duhet të përcaktojnë mënyrën e transportit të Çapjas drejt Elbasanit, si dhe masat e sigurisë gjatë qëndrimit të tij në ceremoninë mortore.

Kush është Ardian Çapja?

Ardian Çapja është një prej emrave të njohur në historikun e përplasjeve kriminale në Elbasan. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në qytet.

Emri i Çapjas është përmendur ndër vite në lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale në Elbasan. Ai ka qenë gjithashtu objekt i disa atentateve.

Një prej atentateve më të bujshme ndaj tij ndodhi më 8 qershor 2020, kur u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij në Elbasan.

Çapja mbeti i plagosur në shpatull dhe u transportua fillimisht në spitalin e Elbasanit, ndërsa më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas operacionit, ai doli jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të profilit të tij dhe historikut të çështjeve kriminale, një dalje e mundshme e Çapjas nga institucioni i sigurisë së lartë kërkon masa të posaçme sigurie.

Deri në këto momente, kërkesa për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Lexo edhe:

EKSTRADOHET NGA BELGJIKA SERGEI HASANAPAPA/ I dyshuar për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

Reklame