Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i dyshuar si autori i vrasjes së 21-vjeçarit Johan Zyko, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme në Korçë.
Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.
Konflikti dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, Johan Zyko humbi jetën.
Pas ngjarjes, 20-vjeçari Sterjo dyshohet se është larguar nga vendi i krimit. Pas disa orësh, forcat e Policisë kanë mundur ta lokalizojnë dhe arrestojnë në lagjen nr. 3, pranë banesës së tij.
Gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarit, Policia ka sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve hetimore dhe procedurale.
Lexo edhe:
Korçë, detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko: u përfshi në konflikt para të shtënave
Korçë/ RENEA tek varrezat në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko















