Policia e Beratit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, finalizoi me sukses operacionin antidrogë të koduar “Alfa”, i zhvilluar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Arion Sherifi., 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen.

Reklame

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan:

1.53 kg kokainë

7.5 kg cannabis sativa

peshore elektronike,

municion luftarak,

elektroshok,

aparat celular.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Reklame