Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar kontrollet në terren, duke ushtruar inspektime në disa subjekte në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar konkretisht në subjektet “Beata” dhe “Burgaj”, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore dhe respektimit të standardeve ligjore.
Reklame
Paralelisht me inspektimet, Inspektorati i Përgjithshëm dhe strukturat e AKU kanë zhvilluar edhe takime me përfaqësues lokalë në Shkodër, për të koordinuar më tej masat dhe për të rritur efektivitetin e kontrolleve.
Autoritetet bëjnë me dije se verifikimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim ndjekjen nga afër të situatës në terren dhe garantimin e cilësisë së produkteve që konsumojnë qytetarët.
Reklame















