Prokuroria e Posaçme ka nisur kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Aksioni po zhvillohet me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe lidhet me një hetim të SPAK, në të cilin ka dalë edhe emri i ish-kreut të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve paraprake, vendimi i gjykatës parashikon kontrollin e banesës dhe kontroll personal të Prodës.
Kontrolle po kryhen edhe në banesat e personave të tjerë që lidhen me hetimin.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të plota mbi objektin e hetimit apo materialet që kërkohen gjatë kontrolleve.
Ilir Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në tetor 2024, ndërsa në mars 2026 u lirua nga detyra pas dorëheqjes.
Lexo edhe:
A është sekuestruar telefoni i Prodës, SPAK sqaron zërat që qarkullojnë
Nuk garantoi sigurinë/ Rama shkarkon Drejtorin e Policisë Ilir Proda















