Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) u ka bërë thirrje konsumatorëve të tregojnë kujdes ndaj disa produkteve ushqimore të cilësuara si potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Sipas njoftimit të AKU-së, bëhet fjalë për dy produkte me origjinë nga Koreja e Jugut, të cilat dyshohet se janë të prishura, si dhe për një pije jo-alkoolike me origjinë nga Italia, për të cilën ekziston rreziku i pranisë së qelqit të thyer.
Reklame
Njoftimet janë përcjellë përmes sistemit europian RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), ndërsa Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve që duhet të ndjekin situatën.
Të dhënat e produkteve:
Lloji i produktit: Ushqim
Kategoria e produktit: Produkte të pjekura
Emri i produktit në etiketë: YOPOKKI gnocchi di riso cup (njoki)
LOT: 181226; Datë skadence: 18/12/2026
LOT: 260126; Datë skadence: 18/12/2026
Emri i produktit në etiketë: Yopokki ricecake cup kimchi (kek orizi)
LOT: 260126; Datë skadence: 13/12/2026
Operatori eksportues:
Emri: STORE SRL
Operatori importues në Shqipëri:
Emri: KF2019 SHPK
Ndërkohë produkti tjetër është një pije jo-alkoolike me origjinë nga Italia. Aperitivi paraqet rrezik për shkak se përmban qelq brenda tij
“Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: “Rrezik nga xhami i thyer në aperitiv pa alkol me origjinë nga Italia” ,duke përbërë risk potencial serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Gjermani, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)”, thuhet më tej.
Të dhënat e produkteve:
Lloji i produktit: Ushqim
Kategoria e produktit: pije jo-alkoolike
Emri i produktit në etiketë: Pizzolato Spritz aperitivo 0.0 (aperitiv pa alkol)
LOT. L 26113A; Datë skadence: 04/2028
Operatori eksportues:
Emri: PETER RIEGEL ËEINIMPORT GMBH
Operatori importues në Shqipëri:
Emri: Jurrei
“AKU i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë pranë pikave të shitjes”, përfundon njoftimi.
Reklame















