Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Radhimë.

Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur pranë tre hoteleve të zonës, duke shkaktuar alarm tek banorët dhe pushuesit.

Reklame

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të Shërbimi Zjarrfikës për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Në zonë pritet të mbërrijë edhe grupi hetimor, i cili do të punojë për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të zjarrit.

Reklame