Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë Mat, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe duke rrezikuar sipërfaqe me bimësi.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, faktorë që kanë ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve në terren.

Reklame

Në zonë janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetura nga punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe për të parandaluar avancimin e flakëve drejt zonave të tjera.

Autoritetet po monitorojnë situatën në terren, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për vënien nën kontroll të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Për këtë arsye, strukturat përgjegjëse kanë nisur hetimet për identifikimin e shkakut dhe personave që mund të jenë përgjegjës.

Rritja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka shtuar ndjeshëm rrezikun për zjarre në zona me bimësi, ndërsa autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri.

160 zjarre në vetëm dy javë, AKMC mbledh Komisionin Teknik: Çako apel qytetarëve, “Jemi në gatishmëri 24/7”

Zjarr i madh përfshin Porto Palermon, zjarrfikësit në luftë me flakët

Reklame