Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së hënës zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë, duke angazhuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse në një operacion për vënien nën kontroll të flakëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.
Reklame
Deri në këto momente, shkaqet e zjarrit nuk dihen, ndërsa autoritetet nuk raportojnë për persona të lënduar apo të rrezikuar.
Situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi përmasat e dëmeve dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.
Reklame















