Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan reagoi pas pretendimeve të një kandidati për zgjedhjet vendore, i cili deklaroi se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët.

Policia njofton se, pas verifikimeve në vendngjarje, nuk u konstatua asnjë individ në afërsi të gjimnazit dhe nuk u regjistrua asnjë problematikë pranë Qendrave të Votimit.

Reklame

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan siguron se është e angazhuar për garantimin e rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke marrë çdo denoncim me përgjegjësi dhe duke verifikuar çdo situatë të mundshme.

Reklame