Ka nisur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në të njëjtën çështje.
Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit dhe përfaqësohet nga avokati i tij.
Gjatë seancës, përmes mbrojtësit ligjor, Ajola Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e procesit dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në raportin mjekësor të paraqitur pas lindjes së fëmijës.
Sipas kërkesës së depozituar, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces, duke e konsideruar këtë të domosdoshme për garantimin e një mbrojtjeje efektive. Në kërkesë theksohet gjithashtu se ajo nuk autorizon avokatët ta përfaqësojnë në mungesë gjatë zhvillimit të seancave.
Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga mbrojtja dhe të vendosë nëse procesi do të shtyhet apo do të vijojë sipas kalendarit të parashikuar.
Çfarë ndodhi në seancën e Veliajt? Kryebashkiaku dorëzon vendimin e Kushtetueses
Ajola Xoxa kundër vendimeve të GJKKO dhe Apelit, çështja shkon në Kushtetuese















