Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe atë që ai e cilëson si një kontroll të qëndrimeve të socialistëve në rrjetet sociale ndaj lëvizjes së protestës rinore.

Në deklaratën e tij, Berisha foli me tone ironike për atë që e quajti “Komisioni Balla”, duke pretenduar se ky komision po monitoron postimet në rrjetet sociale të përfaqësuesve të nomenklaturës socialiste, me qëllim identifikimin e atyre që nuk kanë reaguar kundër protestës rinore.

Reklame

Sipas Berishës, Niko Peleshi do të jetë viktima e parë e këtij procesi, për shkak se, sipas tij, nuk ka publikuar qëndrime kundër lëvizjes së të rinjve.“Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre”, deklaroi Berisha.

Berisha parashikoi gjithashtu zëvendësimin e Peleshit me Taulant Ballën, duke e lidhur këtë me rolin që ai pretendon se Balla ka marrë në monitorimin e qëndrimeve në rrjetet sociale.

“Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Balla, sipas tij, është kthyer në “kryetarin e komisionit të vëzhgimit të rrjeteve sociale të nomenklaturës socialiste”.

Në vijim, kreu i PD-së tha se mund të ketë edhe persona të tjerë që mund të preken nga ky proces, por sipas tij, ata nuk kanë ndikim të mjaftueshëm për t’u përmendur.

Lexo edhe:

Berisha publikon mesazhin: “Besa” e Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

Vendi është totalisht në duart e krimit! Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë

Reklame