Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotem  në kryqëzimin e I Cerikut, ku një furgon ka ndërprerë rrugën e një makine Benz, duke goditur fuqishëm mjetin dhe duke rrezikuar jetën e katër pasagjerëve që ndodheshin brenda.

Dëshmitarët tregojnë se furgoni është afruar me shpejtësi dhe ka prerë rrugën për makinën që po qarkullonte normalisht, duke shkaktuar goditjen. Pas incidentit, shoferi i furgonit ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalur për të ofruar ndihmë.

Reklame

Shoferi i makinës Benz ka ndjekur furgonin dhe ka kërkuar që ai të ndalej për të marrë detajet, por furgoni ka tentuar sërish të largohej, duke rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë në rrugë.

Qytetarët e shqetësuar kanë telefonuar menjëherë Policisë, duke bërë denoncimin për ngjarjen dhe kërkuar ndërhyrjen e shpejtë për identifikimin dhe kapjen e shoferit të furgonit.

Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët e makines Benz nuk ka pësuar lëndime të rënda, por ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët. Policia është angazhuar intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shoferit të furgonit dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit dhe tentativës për arratisje.

Reklame