Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit me flamurin e Izraelit në ambientet e ambasadës izraelite në Tiranë, duke e dënuar ashpër ngjarjen dhe duke e cilësuar atë një akt kriminal me karakter antisemit.

Në një deklaratë zyrtare, PD shprehet se grisja e flamurit të Izraelit përbën një veprim ekstremist që bie ndesh me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes dy popujve dhe dy vendeve.

Reklame

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona”, thuhet në reagim.

Selia blu kërkon gjithashtu identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të autorit ose autorëve të këtij akti.

Sipas Partisë Demokratike, ngjarje të tilla cenojnë vlerat demokratike, tolerancën dhe marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Reklame