Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, ndërsa gjatë kontrollit të makinës i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se arrestimi është kryer në zonën e Liqenit të Thatë, gjatë kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Reklame

Gjatë kontrollit fizik të 40-vjeçarit me inicialet G. K., efektivët i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

40-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore.

Lexo edhe:

Ylli Zalla lihet në burg: “Jam përgojuar kot, armët nuk janë të miat”

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vlad Bruci në lagjen Rus

Reklame