Lëvizja e protestuesve drejt autostradës Tiranë-Durrës ka sjellë bllokim të qarkullimit në një segment të rëndësishëm rrugor, duke krijuar trafik të rënduar deri në zonën e Qafës së Kasharit.

Sipas informacioneve nga terreni, protestuesit po lëvizin si në këmbë ashtu edhe me automjete, duke ngadalësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkaktuar kolona të gjata mjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes.

Reklame

Dhjetëra drejtues automjetesh kanë mbetur të bllokuar në trafik, ndërsa fluksi i madh i protestuesve ka vështirësuar kalimin normal të mjeteve në një nga akset më të rëndësishme rrugore të vendit.

Forcat e policisë ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të orientuar qarkullimin, ndërsa ende nuk dihet sa do të zgjasë bllokimi i segmentit.

Protesta vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve që po marshojnë përgjatë autostradës, ndërsa trafiku nga hyrja e Tiranës deri në Qafën e Kasharit paraqitet i paralizuar në disa pika.

Reklame