Situata në autostradën Tiranë-Durrës është rënduar ndjeshëm mbrëmjen e sotme, pasi qindra protestues kanë nisur marshimin në këmbë drejt Aeroportit të Rinasit, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe bllokime të gjata trafiku.

Protestuesit, të shoqëruar edhe nga automjete, po lëvizin përgjatë akseve kryesore rrugore, ndërsa trafiku në hyrje dhe dalje të Tiranës është paralizuar në disa segmente. Kolona të gjata mjetesh janë krijuar përgjatë autostradës, me shumë qytetarë që kanë mbetur të bllokuar në rrugë.

Reklame

Lëvizja e protestuesve drejt Rinasit ka sjellë vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa forca të shumta policie po ndjekin nga afër situatën për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Marshimi vijon, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin zonën dhe të përdorin rrugë alternative për të evituar bllokimet e krijuara.

Reklame