Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të karburanteve në vend, duke sjellë një ulje të ndjeshme për naftën.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i shitjes së naftës është përcaktuar në 183 lekë për litër, ose 6 lekë më pak krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Reklame

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 170 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të re nga Bordi i Transparencës.

Ulja e çmimit të naftës pritet të ndikojë pozitivisht te konsumatorët dhe sektorët që varen nga transporti, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tendenca rënëse e çmimeve në tregjet ndërkombëtare do të vazhdojë edhe në javët në vijim.

Çmimet e reja të karburanteve:

  • Naftë: 183 lekë/litër
  • Benzinë: 170 lekë/litër

Hyrja në fuqi: 13 qershor 2026, ora 14:00.

Reklame