Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike në zonat bregdetare.
Sipas pamjeve, aksioni ka përfshirë këtë herë prishjen e disa kolonave të vendosura anash akseve në bregdet, ndërsa Rama shprehet se punimet do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke nënkuptuar një përkushtim të vazhdueshëm ndaj këtij procesi.
Reklame
Ky aksion ka nisur që në korrik të këtij viti, me qëllim heqjen ose shembjen e strukturave metalike, druri dhe betoni që zënë hapësira publike në bregdet, në një përpjekje për t’i rikthyer qytetarëve qasjen e lirë dhe të sigurt në zonat bregdetare.
Reklame







