Një protestues është shoqëruar me forcë nga Policia e Shtetit gjatë protestës që po zhvillohet para Parlamentit.

Bëhet fjalë për protestuesin Arben Kola, i cili është marrë nga efektivët e policisë në mes të protestuesve.

Reklame

Në pamjet e siguruara nga protesta, efektivët shihen teksa e kapin Kola-n nga duart dhe këmbët dhe e ngrenë në ajër, duke e larguar nga zona ku po zhvillohej protesta.

Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të protestuesit dhe nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë konkrete.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe prani të shtuar të forcave të Policisë së Shtetit.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për të sqaruar arsyet e shoqërimit të Arben Kolës dhe rrethanat e incidentit.

Lexo edhe:

Protesta qytetare, policia shoqëron një protestues: “Nuk bëra asgjë”

Parlamenti rrethohet me barriera metalike, policia shton masat e sigurisë para protestës

Reklame