Policia ka zbuluar një tjetër ambient ku kryhej mashtrimi në formën e Call Centerit.

Blutë bëjnë me dije se më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri.

Reklame

Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.

Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Reklame