Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tirana, ku një 17-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare.

Sipas policisë, i mituri kishte hyrë në një banesë që dyshohet se përdorej për prostitucion, ku është përballur me 24-vjeçaren, e cila e ka goditur me mjet prerës, duke i shkaktuar plagë.

Reklame

Autoritetet bëjnë me dije se kanë arrestuar si 24-vjeçaren me iniciale S. Sh., ashtu edhe 17-vjeçarin, ndërsa kanë nisur procedim penal edhe ndaj një 30-vjeçari me iniciale M. B.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i mituri ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesë, çka ka çuar në përplasjen mes palëve dhe plagosjen e tij.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, policia gjeti edhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë, e cila mendohet se përdorej nga 30-vjeçari.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklame