Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me çështjen e Ergys Agasi, duke pretenduar se ai është parë së fundmi duke lëvizur lirshëm në drejtim të Surrel.

Sipas Berishës, referuar edhe denoncimeve të “qytetarit dixhital”, Agasi është parë me automjetin e tij duke u ngjitur drejt Surrelit, ndërsa ngriti pikëpyetje nëse ai po fshihet apo po zhvillon takime në zonë.

Reklame

Ai pretendoi se ndaj Agasit pritet të hiqet masa e arrestit, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi për ndërhyrje në këtë çështje.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi situatën si pjesë të një “konsolidimi të narkoregjimit”, ndërsa bëri thirrje për reagim qytetar.

Ai ftoi qytetarët që më 22 mars të dalin në rrugët dhe sheshet e Tiranë, duke e cilësuar këtë datë si “ditën e kryengritjes më të fuqishme paqësore” në historinë e vendit.

Reklame