Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo bën me dije miratimin e zonave prioritare për 8 bashki lidhur me Paketën e Maleve.“Kemi miratuar zonat prioritare për 8 bashki për paketën e maleve. Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal, Librazhd, janë gati që të vazhdojnë me procedurat për trajtimin e kërkesave për përfitimin nga paketa, bashki të cilat i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e ezakurimit të kërkesave që kanë kaluar filtat e kontrollit. Paketa e maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme, mbi gjysmën bashkive i kemi kaluar zonat proritare dhe do të vijojmë në javët në vijim”, tha Demo.
Demo gjithashtu u pyet dhe për vijim e Komisionit të Posaçëm për hartimin e reformës së re territoriale në një kohë kur PD refuzon të marrë pjesë. Demo thotë se komisioni do të vijojë punën dhe reforma do të hartohet.“Unë besoj që komisioni i posaçëm është mbledhur gjatë kësaj jave, javën që kemi përpara do të fillojnë dhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, do të jem një ndër ta për të trajtuar me atë që ka ndodhur dhe reformën. Jemi në kohë, komisioni ka kohën përpara. Besoj ë ajo që është e rëndësishme është nevoja për të trajtuar atë që ka ndodhur 10 viteve të undit që të kemi bashki më të forta nesër. Nuk flas për qëndrime politike. Komisioni do të ecë përpara, ka mjaftueshëm argumente ku të gjitha palët mund të gjejnë vetveten për të hartuar reformën. Mazhoanca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar përpara reformën. Jemi si mazhorancë shumë të hapur që kjo reformë të përfshijë të gjitha palët”, tha Demo.















