CEO i Spitali Amerikan, Klodian Allajbeu, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK.
Paraqitja e tij vjen disa javë pasi hetuesit e Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kryen veprime hetimore, duke sekuestruar materiale dhe pajisje elektronike në ambientet e shoqërisë Evita sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut.
Reklame
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimeve, hetuesit sekuestruan një sërë pajisjesh elektronike, si dhe telefonin personal të drejtuesit të Spitalit Amerikan.
Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi arsyen e paraqitjes së Allajbeut në SPAK.
Ndërkohë, hetimet nga prokurorët e posaçëm dhe agjentët e BKH-së vijojnë.
Reklame















