Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar ankesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës së pezullimit nga detyra.
Shqyrtimi i kërkesës u bë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugë rishikimit të çështjes, edhe pse Balluku ndërkohë është shkarkuar nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Reklame
Në vendimin e saj, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e vendosur më herët për pezullimin nga detyra.
Ndërkohë, Balluku nuk kishte ankimuar masën tjetër të sigurisë, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Reklame















