Ka nisur pas pak minuta protesta e opozitës në qendër të Tiranës, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie për të menaxhuar grumbullimin e qytetarëve.
Sipas burimeve zyrtare, në terren janë vendosur rreth 1600 efektivë policie, të pozicionuar në pikat kyçe të kryeqytetit dhe përreth Kryeministrisë. Kordonët e sigurimit janë të përforcuar, ndërsa autobotët e ujit janë në gatishmëri për ndërhyrje në rast përshkallëzimi.
Autoritetet paralajmërojnë se çdo incident do të trajtohet me efikasitet, ndërkohë që protestuesit janë thirrur të mblidhen në orët e pasdites në bulevardin qendror të kryeqytetit.
Grupi hetimor dhe patrullat e policisë po monitorojnë gjithashtu rrugët dytësore dhe zonat përreth për të shmangur çfarëdo situate të paparashikuar gjatë protestës.















