Shqipëria do të vijojë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme.

Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta.

Reklame

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s.

Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Kushtet e motit mbeten përgjithësisht të favorshme për një ditë me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja në vend

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame