Janë zbardhur detaje të rënda nga aksidenti tragjik i ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit që shkaktoi ngjarjen është Nikoll Radaçi, 57 vjeç.

Reklame

Tre të miturit po luanin në trotuar në momentin kur automjeti i drejtuar prej tij ka ardhur me shpejtësi të lartë, duke i përplasur. Si pasojë, dy prej fëmijëve, të dy rreth 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Pas përplasjes me fëmijët, automjeti është përplasur edhe me një mjet tjetër.

Banorë të zonës kanë deklaruar se makina lëvizte me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbetur mjeti që shkaktoi tragjedinë, si edhe topi me të cilin fëmijët po luanin pak çaste para ngjarjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale ndaj drejtuesit të automjetit.

Reklame