Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka dërguar këtë të martë një mesazh deputetëve të grupit, duke i paralajmëruar për nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Sipas mesazhit, deputetët duhet të jenë në gatishmëri për një seancë të mundshme përpara 27 janarit, datës së seancës së radhës parlamentare.

Reklame

“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria, do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar në respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën,” shkruhet në mesazh.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se kryeministri Edi Rama ka përmendur ftesën në mënyrë personale dhe me entuziazëm, duke e lidhur me “udhëheqjen vizionare” të ish-presidentit Trump. Por në realitet, bëhet fjalë për një ftesë standarde, e cila i është dërguar mbi 50 vendeve të botës, dhe jo një ftesë individuale për kreun e qeverisë shqiptare.

Reklame