Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë, ku një i ri është parë me gjak në zonën e hundës. Ende nuk dihen rrethanat e incidentit dhe as shkaku i dëmtimit.

Protesta para Kuvendit është shoqëruar me një incident, ku një i ri është parë i gjakosur në fytyrë, në zonën e hundës.

Reklame

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një efektiv policie i ka ofruar ndihmë të riut, duke e ndihmuar të pastrohet dhe të qetësohet.

Deri në këto momente nuk dihet se si ka marrë dëmtimet i riu dhe nuk ka ende një informacion zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu, nuk është konfirmuar nëse dëmtimi ka ndodhur si pasojë e përplasjeve gjatë protestës apo për ndonjë shkak tjetër.

Tempull.com do ta përditësojë këtë lajm sapo të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet ose informacione të verifikuara mbi incidentin.

Reklame