Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonat malore të Dardhës dhe Vithkuqit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas informacioneve, strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po punojnë për mbajtjen hapur të rrugëve kryesore, me qëllim garantimin e lëvizjes së mjeteve dhe shmangien e izolimit të banorëve.

Reklame

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve rrugore deri në normalizimin e plotë të situatës.

Reklame